FOTO/ Komisionerja për Zgjerimin mbërrin në Tiranë, Rama pret Marta Kos në Kryeministri
Kryeministri Edi Rama priti këtë të enjte Komisioneren Europiane për Zgjerimin. Marta Kos ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në sesionin përmbyllës të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor. Po ashtu të premten Komisionerja do të marrë pjesë në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që do të mbledhë në Tiranë liderët e rajonit. Samiti pritet të shërbejë si një mundësi për diskutimin e hapave të mëtejshëm drejt reformave dhe afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Europian.
Burimi:
kohajone.com