Pas përjashtimit nga PS, Spiropalit i caktohet vendi në rreshtin e fundit, në krahun e opozitës
Pas përjashtimit nga Partia Socialiste, deputetes Elisa Spiropali i është ndryshuar vendi në sallën e Kuvendit. Deputetja është zhvendosur në rreshtin e fundit, në krahun ku ulen deputetët e opozitës. Pranë vendit të caktuar për Spiropalin ulen edhe deputetë të Partisë Socialiste. Vetë Spiropali ende nuk ka mbërritur në Kuvend.
Burimi:
kohajone.com