Rama: 2027-a do të jetë viti i Shqipërisë. S’kërkojmë dhurata nga BE-ja, do t’i bëjmë detyrat pikë për pikë
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët me komisioneren europiane për Zgjerimin, Marta Kos. Në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria e sheh 2027-ën si vitin e saj në procesin e integrimit në BE, teksa theksoi se qeveria do t’i plotësojë detyrat pikë për pikë. Ai shtoi se Shqipëria nuk kërkon as dhurata, as mbyllje të syve nga Brukseli. “Ne kemi një qartësi të plotë për vitin 2027. Komisionerja është shprehur se viti 2027 do të jetë viti i Shqipërisë për Komisionin Evropian. Për ne, çdo vit është viti i Shqipërisë dhe nuk mund të jetë ndryshe. Ajo që është e sigurt është se ne nuk do të lëmë asgjë mangët nga ana jonë për të përmbushur detyrat që kemi, sepse këtë...
Burimi:
kohajone.com