ASC bëhet Trinet. Njëzet vjet eksperiencë, tani me një emër të ri

ASC bëhet Trinet. Njëzet vjet eksperiencë, tani me një emër të ri

Kompania lider në tregun shqiptar të telekomunikacionit që nga 2006, prezanton identetin e ri. Albanian Satellite Communications (ASC) operon që sot me emrin Trinet.  Gjithçka nis me një pikë, një lidhje, një botë që hapet para teje. Me këtë ide, një nga kompanitë me përvojën më të gjatë në infrastrukturën shqiptare të komunikimit, pas dy dekadash përvoje, zhvillimi, investimesh dhe inovacioni, vjen me gjeneratën e re të internetit, televizionit, telefonisë dhe zgjidhjeve “smart”, për familje, biznese dhe institucione publike. Për ty si abonent, ekzistues prej vitesh apo i ri, kjo do të thotë dy gjëra. E para, garantimi i shërbimit që ke përftuar deri sot mbetet i pandryshuar. E njëjta përvojë njëzetvjeçare, i njëjti rrjet dhe i njëjti ekip që e ndërtoi hap pas hapi,...