Policia ndan flamuj kuqezi për nxënësit: Një gjest simbolik në prag të festave të Nëntorit
Në prag të Festave të Nëntorit, punonjësit e Policisë së Shtetit kanë shpërndarë flamuj kuqezi për nxënësit në shkolla të ndryshme, nga veriu në jug të Shqipërisë. Përmes këtij aktiviteti simbolik, policia theksoi se synon të përcjellë te brezi i ri emocionin, krenarinë dhe dashurinë për flamurin kombëtar, si një simbol që përfaqëson historinë, identitetin dhe lirinë e Shqipërisë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ky gjest është pritur me ngrohtësi, respekt dhe buzëqeshje nga nxënësit, duke sjellë momente të veçanta në prag të festave kombëtare. Policia thekson se dashuria për atdheun dhe flamurin kombëtar, si dhe krenaria për simbolet tona, kultivohen që në fëmijëri. Në përfundim të mesazhit, Policia e Shtetit ka përcjellë urimet për të gjithë qytetarët me rastin e Festave të Nëntorit.
Burimi:
kohajone.com