X prezanton kontrollet prindërore për adoleshentët 13-17 vjeç
Platforma amerikane e mediave sociale X ka prezantuar të enjten sistemin e saj të parë të kontrolleve prindërore, që u lejon prindërve dhe kujdestarëve të menaxhojnë përvojën online të adoleshentëve të moshës 13 deri në 17 vjeç, pa cenuar privatësinë e tyre. Lajmin e bëri të ditur vetë kompania përmes një deklarate, sipas së cilës funksioni i ri synon t’u japë familjeve mjete konkrete për të ndjekur aktivitetin e të miturve në platformë. Sipas X, kontrollet prindërore u mundësojnë prindërve të shohin sa kohë kanë kaluar adoleshentët e tyre në platformë gjatë shtatë ditëve të fundit dhe të vendosin kufizime ditore për kohën para ekranit. Prindërit mund të kërkojnë gjithashtu miratimin e tyre për ndjekësit e rinj, gjë që, sipas kompanisë, i bën llogaritë e...
Burimi:
kohajone.com