U kapën me armë në Audin e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të personave që policia kriminale arrestoi në zonën e stadiumit “Air Albania” me një “Audi” të blinduar dhe një armë zjarri brenda në makinë. Efektivi i Gardës së Republikës, Erion Ramas, dhe dy ushtarakët e batalionit Special “Komando” në Zall-Her, Leonard Murataj dhe Ernest Selmani, janë lënë në masën e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore”. Ndërsa për personin tjetër të arrestuar, Ilir Shyti, djalin e Roland Shytit, “Mustaqekuqit” të Lushnjës, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Vendimi i gjykatës u bazua mbi kërkesën e prokurorit të çështjes, Albert Kuliçaj, i cili argumentoi kërkesën për masat “Detyrim paraqitje” dhe “Arrest shtëpie” me faktin se ende nuk është zbuluar se kujt i...
Burimi:
gijotina.com