“Të rinjtë u rrahën në protesta barbarisht”, Erald Kapri kallëzon në SPAK kreun e Policisë, Skënder Hitaj: Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kallëzuar në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve gjatë tubimeve të qytetarëve. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Kapri bëri me dije se ka dhënë dëshminë e tij të plotë pranë punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ai deklaroi se kallëzimi lidhet edhe me përgjegjësinë e drejtuesit të Policisë së Shtetit për urdhrat dhe sjelljen e efektivëve gjatë protestave. Deputeti tregoi gjithashtu një incident që, sipas tij, ka ndodhur në prani të kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, kur dy deputetët i kishin kërkuar llogari Skënder Hitajt për dhunën ndaj protestuesve. “Të rinjtë janë rrahur në mënyrë barbare. Është ajo ditë kur, bashkë me Agron Shehajn,...
Burimi:
gijotina.com