Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka shfuqizuar vendimin e Sekretariatit për përjashtimin me 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe komisionet parlamentare të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Përmes vendimit të saj, gjykata ka rrëzuar vendimin nr. 15, datë 12 tetor 2026, që parashikonte përjashtimin e dy deputetëve nga aktiviteti parlamentar për një periudhë 60-ditore. Me këtë vendim, shfuqizohet masa disiplinore e marrë ndaj Bardhit dhe Balliut, duke u hapur rrugën rikthimit të tyre në seancat plenare dhe komisionet parlamentare. “Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë VENDOSI: 1. Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12.10.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis...
Burimi:
gijotina.com