Putini do fusë njerëzit në burg vetëm për këto pamje: Lufta duhet të bëhet e padukshme
Nga Judith Goers, BILD Nuk do të ketë më pamje të depove ruse të naftës që digjen, as video të goditjeve me dronë ndaj magazinave dhe as gjurmë të dukshme të luftës: ndërsa Ukraina po e çon luftën gjithnjë e më thellë brenda territorit rus, Moska tani dëshiron të ndalojë çdo provë të dokumentuar të këtyre sulmeve. Disa senatorë kanë paraqitur në Dumën Shtetërore një paketë ligjore që synon të ndalojë shpërndarjen e fotografive, videove dhe informacioneve të tjera mbi pasojat e sulmeve. Pjesa veçanërisht radikale e propozimit: kushdo që shkel ligjin mund të përfundojë deri në pesë vjet pas hekurave. Kështu, Moska po vë në shënjestër edhe çdo qytetar rus që ka një telefon celular dhe thjesht dokumenton atë që ndodh para shtëpisë së...
Burimi:
syri.net