Kuçana pas seancës në GJKKO: Balla shmang drejtësinë, unë jam e ardhmja, ai është e shkuara
Ilirjana Kuçana ka dalë nga GJKKO, ku u zhvillua seanca pajtimore në konfliktin me Taulant Ballën, por ka deklaruar se nuk ka pranuar pajtimin. Kuçana tha se Balla nuk u paraqit në seancë, por kishte paguar një studio ligjore, ndërsa e akuzoi atë për hedhje balte dhe mllef politik ndaj personave që i dalin kundër. Në deklaratën për mediat, Kuçana e cilësoi veten si promovuese të dijes dhe jo të dhunës, duke iu drejtuar Ballës me fjalët: "Unë jam e ardhmja, ju jeni e shkuara". Ajo gjithashtu u bëri thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestë. Prononcimi i plotë: Ilirjana Kuçana: Përshëndetje të gjithëve. Sapo kam dalë nga GJKKO-ja, ku duhet të them që nuk kam pranuar të pajtohem me zotin Balla. E prita zotin...
Burimi:
syri.net