Ja kush ishte objektivi dhe pista ku po hetohet, tritol në Shkodër, por lënda plasëse nuk shpërthen…
Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është konstatuar mbrëmjen e kaluar në portën e jashtme të një banese në lagjen “Mark Lula” në Shkodër. Objektiv i këtij veprimi dyshohet se ka qenë Emiljan Gjonaj, i cili merret me ndërtim. Lënda plasëse është gjetur e pashpërthyer, ndërsa pas konstatimit të saj është njoftuar menjëherë policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka marrë masat për garantimin e sigurisë.Në zonë kanë ndërhyrë edhe ekspertët xhenierë, të cilët kanë bërë trajtimin e lëndës plasëse për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe personat që ndodheshin pranë objektit. Sipas burimeve nga vendngjarja, Emiljan Gjonaj ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit. Aktualisht, në lagjen “Mark Lula” po ndërtohet edhe një pallat nga ana e tij, çka ka...
Burimi:
sarandanews.com