No Image Available

The Atlantic dhe Le Monde ‘trokasin’ në SPAK për Sazanin dhe Zvërnecin/ Prokuroria ua pret shkurt: Çështja nën hetim

Revista dhe media të njohura ndërkombëtare kanë kthyer vëmendjen nga Shqipëria, duke iu drejtuar SPAK-ut me kërkesa zyrtare për informacion mbi hetimet që lidhen me transaksionet e pronave në Zvërnec dhe projektet e zhvillimit luksoz në ishullin e Sazanit. The Atlantic, Le Monde, Channel 5 News dhe Le Figaro kanë kërkuar informacione shtesë, dokumente dhe mundësi intervistash me përfaqësues të Prokurorisë së Posaçme. Revista amerikane The Atlantic ka kërkuar një intervistë me një prokuror të SPAK-ut për të diskutuar mbi projektet në Zvërnec dhe Sazan, si dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Por përgjigjja e Prokurorisë ka qenë se, për shkak të ngarkesës dhe angazhimeve institucionale, intervista nuk mund të organizohej. Edhe gazeta franceze Le Monde ka kërkuar takim me prokurorin që po heton çështjen...