Radomir Saiçiq, kandidat për president të Serbisë: Kosova “territor i pushtuar përkohësisht”

Radomir Saiçiq, kandidat për president të Serbisë: Kosova “territor i pushtuar përkohësisht”

Radomir Saiçiq, kandidati i Listës Studentore për president të Serbisë, e konsideron Kosovën “territor të pushtuar përkohësisht”. Sipas tij, ajo është pjesë e pandashme e territorit serb, bazuar në Kushtetutën e Serbisë. Saiçiq, profesor në Fakultetin e Kimisë në Beograd dhe anëtar i rregullt i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU), u zyrtarizua sot si kandidat i kësaj liste për zgjedhjet presidenciale të 27 dhjetorit. Qëndrimet e tij për Kosovën, Republikën Srpska dhe Rusinë kanë tërhequr vëmendje gjatë fushatës. Në një intervistë për emisionin “Oko” të RTS-së, kandidati për president të Serbisë përsëriti pretendimet e njohura të Beogradit për Kosovën. “Kosova dhe Metohija janë, sipas Kushtetutës, pjesë e pandashme e territorit tonë. Ky është fakt dhe kështu do të mbetet. Për mua, është territor...