PE-ja miraton rezolutë për Vukovarin, kërkohet qasje në arkivat e luftës të Serbisë!

PE-ja miraton rezolutë për Vukovarin, kërkohet qasje në arkivat e luftës të Serbisë!

Parlamenti Evropian (PE) miratoi një rezolutë për Vukovarin, me të cilën nderohen viktimat e krimeve të kryera në këtë qytet. Me këtë rezolutë, Serbisë i bëhet thirrje që të mundësojë qasjen në arkivat përkatëse të luftës dhe të publikojë të gjitha informacionet e disponueshme për lokacionet e varrezave individuale dhe masive. Rezoluta u iniciua nga eurodeputetë kroatë të grupeve të ndryshme politike në PE. Në tekstin e rezolutës thuhet se Vukovari është një kujtesë dhe se parimi “kurrë më” nuk mund të merret si i mirëqenë. Ky parim buron nga shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore dhe është në thelb të projektit evropian. Tragjedia e Vukovarit, siç thuhet më tej, zbuloi se sa e brishtë është paqja në Evropë dhe cilat janë pasojat kur ajo...