Kapidani: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë  ndërprerë

Kapidani: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë

Partia Demokratike ka denoncuar gjatë ditës së sotme skandalin në Durrës ku 7 vite pas tërmetit kryetarja aktuale Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë. Sekretarja e Marrëdhënieve me publikun në PD, Viola Kapidani tha se bonuset e qirasë për banorët janë  ndërprerë. ‘SPAK të nisë hetimet’, tha ajo. Deklarata e sekretares së Marrëdhënieve me publikun në PD, Viola Kapidani: Përshëndetje! Sot shënohen 7 vite nga mëngjesi i 26 nëntorit 2019, kur qyteti i Durrësit humbi 25 jetë dhe mijëra familje mbetën në qiell të hapur. Shtatë vite më pas, fatkeqësia natyrore është zëvendësuar nga një fatkeqësi e dytë: keqmenaxhimi dhe abuzimi me fondet e rindërtimit nga Bashkia e Durrësit dhe kryetarja e saj, Emiriana Sako. Sot, në vigjilje të këtij përvjetori të dhimbshëm, nuk...