Alarm për bombë në selinë e Marinës Mbretërore britanike, policia dhe qentë anti-eksplozivë rrethojnë bazën në Portsmouth
Një alarm për bombë ka vënë në gjendje gatishmërie selinë qendrore të Marinës Mbretërore britanike, HMS Excellent, në Portsmouth të Anglisë. Sipas raportimeve të mediave britanike, policia e armatosur dhe qentë e specializuar për zbulimin e eksplozivëve mbërritën në bazën ushtarake pas një kërcënimi të marrë rreth orës 09:45 të mëngjesit të së enjtes, më 26 nëntor. Pas alarmit, një pjesë e bazës në ishullin Whale Island u evakuua, ndërsa personeli tjetër u udhëzua të qëndronte në ambiente të sigurta gjatë kontrolleve. Autoritetet kryen kontrolle në zonën e specifikuar në kërcënim. Sipas raportimeve të mëvonshme, rreth tre orë pas nisjes së operacionit, baza u shpall e sigurt dhe nuk u gjet asgjë e rrezikshme. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personit që telefonoi dhe...
Burimi:
syri.net