Pentagoni drejt një ndërhyrjeje në Nvidia? Diskutohet përdorimi i një ligji të vitit 1950 për rikthimin e Jensen Huang

Pentagoni drejt një ndërhyrjeje në Nvidia? Diskutohet përdorimi i një ligji të vitit 1950 për rikthimin e Jensen Huang

Pete Hegseth dhe zyrtarë të lartë të Pentagonit raportohet se kanë diskutuar mundësinë e përdorimit të një ligji të vitit 1950 për të ushtruar presion ndaj bordit drejtues të gjigantit teknologjik Nvidia, me synimin për të rikthyer Jensen Huang në postin e drejtorit ekzekutiv (CEO). Bëhet fjalë për Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes (Defense Production Act), një ligj i miratuar gjatë Luftës së Ftohtë, i cili i jep presidentit amerikan kompetenca të gjera për të ndërhyrë në aktivitetin ekonomik të kompanive, kur kjo konsiderohet e nevojshme për sigurinë kombëtare. Sipas raportimeve, zyrtarët kanë shqyrtuar mundësinë e përdorimit të këtij ligji për të detyruar Nvidia-n t’u japë përparësi kontratave ushtarake dhe nevojave të mbrojtjes amerikane. Një ndërhyrje e tillë mund të kishte pasoja të drejtpërdrejta për...