Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit
Kroacia nuk do të lejojë mbylljen e kapitullit 31 në negociatat për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE) pa u zgjidhur çështja e kufirit, paralajmëroi kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq. “Mund të them lirisht: kapitulli 31 nuk do të mbyllet derisa të zgjidhet çështja e demarkimit në kufirin tokësor. Një mesazh i qartë, që nuk mund të jetë më i qartë, por edhe miqësor. Në fund të fundit, nëse ky është problem, atëherë duhet ta dëgjojmë qartë”, tha Plenkoviq në Bruksel. “Nëse dëgjojmë një mesazh të qartë nga pala malazeze, ‘ne nuk konsiderojmë se ka konflikt në pikën ku kufiri tokësor takohet me detin’, atëherë kemi problem. Dhe në atë rast nuk mund të ulemi në të njëjtën tryezë të familjes që quhet...
Burimi:
syri.net