Pse po përgatit Britania mbi 100 mijë ish-ushtarakë?

Pse po përgatit Britania mbi 100 mijë ish-ushtarakë?

Vendimi i qeverisë britanike për të përditësuar të dhënat e rreth 100 mijë ish-ushtarakëve është më shumë se një procedurë administrative: është sinjal se qeveria po e merr seriozisht rrezikun e një krize të rëndë sigurie në Evropë. Në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe tensionet me Rusinë shtohen, gatishmëria nuk mund të mbështetet vetëm te numri i trupave aktive. Situata mes Rusisë dhe Ukrainës sa vjen e përkeqsohet, aq me tepër pas goditjes së anije luftarake ruse nga pala ukrainase. E rëndësishme është që autoritetet britanike e kanë sqaruar se kjo nuk është urdhër mobilizimi. Përditësimi i të dhënave dhe testimi i rezervës strategjike synojnë të tregojnë se çfarë kapacitetesh ka vendi në rast lufte dhe sa shpejt mund t’i vërë ato...