“U terrorizuat pas deklaratës së Eric Wendt”, Shehaj-socialistëve: Ju erdhi fundi! Të shtunën gjithë Shqipëria do të ngrihet kundër jush

“U terrorizuat pas deklaratës së Eric Wendt”, Shehaj-socialistëve: Ju erdhi fundi! Të shtunën gjithë Shqipëria do të ngrihet kundër jush

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar se ministri i Brendshëm duhet të ishte i pranishëm për të dhënë shpjegime lidhur me rastin, ku sipas tij, dy persona kanë dhunuar një qytetar brenda ambienteve të komisariatit dhe më pas kanë ushtruar presion ndaj tij që të tërhiqej nga denoncimi. “Duhet të ishte këtu ministri i Brendshëm, por ai zhduket dhe flet. Do ta pyesja në lidhje me skandalin e dhunimit në Komisariatin nr. 1 nga dy banditë, të cilët pasi e dhunuan në komisariat, patën guximin t’u dërgonin vartësin e tyre për t’u tërhequr nga denoncimi. Ministri është i fortë me policinë, por zhduket kur duhet të japë përgjigje”, deklaroi Shehaj. Më tej, kreu i Mundësisë komentoi edhe deklaratat e ambasadorit amerikan, duke pretenduar...