Zhupa: Si s’po gjendet kush ia nxori syrin Erjonit, lidhi pas kangjellave Klevin dhe i çau kafkën Evës
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka akuzuar mazhorancën në Kuvend për mungesë përgjegjësie lidhur me dhunën policore ndaj protestuesve. Zhupa iu drejtua kryetarit të Kuvendit, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në reagimin ndaj gjuhës së përdorur nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës. Zhupa deklaroi se kryetari i Kuvendit i kishte tërhequr vëmendjen Sali Berishës për fjalorin, ndërsa sipas saj, nuk kishte reaguar ndaj fyerjeve dhe sharjeve të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndaj kryetarit të PD-së. Më tej, deputetja demokrate iu përgjigj edhe deklaratave të Ballës për eurodeputetët, duke ngritur shqetësimin për rastet e dhunës ndaj protestuesve dhe mungesën e ndëshkimit të punonjësve të policisë. “Ju, zoti kryetar, i tërhoqët vëmendjen zotit Berisha për fjalorin, por nuk i dëgjuat fyerjet dhe...
Burimi:
gijotina.com