No Image Available

Berisha: Kjo është paketa fiskale e pamëshirësisë! Për rininë keni lënë vetëm 1.5 milionë euro në buxhet

Gjatë fjalës së tij në kuvend duke folur për paketën fiskale, kreu demokrat Sali Berisha e quajti një ‘paketë fiskale e pamëshirësisë’ ‘Për rininë shqiptare, që është rinia më e zemëruar në Evropë, keni lënë vetëm 1.5 milionë euro në buxhet;, tha kreu i PD. Berisha: Unë dëgjova fjalët që u folën këtu për mbrojtjen e taksave dhe këto, po kjo është një faqe e zezë. Paketa e juaj fiskale është paketë e pamëshirësisë. Ju vendosët të fusnit duart tuaja të zeza në xhepat e mbi 1 milion e gjysmë shqiptarëve. Ju vendosët të falimentoni dhjetëra mijëra biznese duke i futur ato në TVSH. Ju vendosët, me një të rënë të lapsit, të përzini dhe godisni çdo investitor, i cili nuk ka pse të vijë...