Shkencëtarët dërgojnë një mesazh përmes një muri me tulla duke përdorur gravitetin, eksperimenti zgjati një orë

Shkencëtarët dërgojnë një mesazh përmes një muri me tulla duke përdorur gravitetin, eksperimenti zgjati një orë

Fizikanët kanë arritur të transmetojnë një mesazh përmes një muri me tulla duke përdorur gravitetin, në një eksperiment që mund të hapë një drejtim të ri në kërkimet për komunikimin fizik. Studiuesit e Universitetit të Queensland në Australi përdorën një ashensor të vjetër dhe një kundërpeshë prej 1.8 tonësh për të krijuar ndryshime shumë të vogla në fushën gravitacionale. Në njërën anë të murit, studiuesit lëvizën kundërpeshën mes dy pozicioneve, duke koduar informacionin në formën e numrave binarë 0 dhe 1. Në anën tjetër, një pajisje jashtëzakonisht e ndjeshme, e quajtur gravimetër, regjistroi ndryshimet gravitacionale dhe arriti të deshifrojë fjalën “Gravity”. Eksperimenti kishte një kufizim të madh: për shkak të shpejtësisë së ulët të ashensorit, u transmetua vetëm një bit në minutë, ndaj u desh...