Vetmia po na vret ngadalë! Studimi zbulon rrezikun që po e nënvlerësojmë
Vetmia mund të jetë vdekjeprurëse, por një studim i ri sugjeron se mjekësia mund të jetë duke kërkuar zgjidhje në vendin e gabuar. Studimet kanë vërtetuar se vetmia mund të ketë pasoja serioze për shëndetin fizik. Megjithatë, një studim i ri i Universitetit të Miçiganit paralajmëron se trajtimi i vetmisë kryesisht si një problem shëndetësor mund ta zhvendosë përgjegjësinë nga shoqëria te një sistem i kujdesit shëndetësor, të cilit i mungojnë mjetet për të rikthyer lidhjet e mirëfillta shoqërore. I botuar në revistën Social Problems, studimi shqyrton mënyrën se si vetmia kronike dhe izolimi shoqëror u njohën si shqetësime madhore të shëndetit publik, pasi studiuesit zbuluan lidhjet e tyre me sëmundjet, vdekjen e parakohshme dhe rritjen e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor. Studimet e mëparshme të...
Burimi:
syri.net