A e dini çfarë po hidhni në kosh? Studimi zbulon përfitimet e lëkurave dhe bishtave të perimeve për shëndetin
Hidhini një sy koshit të mbeturinave ushqimore dhe me siguri do të shihni, krahas ndonjë ere që tregon se ndoshta ka ardhur koha ta zbrazni, pafund lëkura, kërcell dhe fara. Por, a duhet të ndryshojë kjo? Sipas një studimi të ri, konsumimi i pjesëve të frutave dhe perimeve që zakonisht hidhen gjatë përgatitjes së vakteve mund të jetë një burim i papritur, por efikas, i fibrave shtesë. Në të vërtetë, studiuesit nga King's College London (KCL) besojnë se duhet të konsumojmë edhe pjesë të tilla si kërcelli i lakrës kale, pjesa e brendshme e specave dhe lëkurat e shalqirit, si pjesë e asaj që ata e quajnë ushqyerje “nga rrënja deri te maja”. Për më tepër, ekipi zbuloi se konsumimi i “mbetjeve” të frutave dhe...
Burimi:
syri.net