Tragjedia në Egjipt, 31 viktima dhe 21 të plagosur nga zjarri në një autobot karburanti, Turqia shpreh ngushëllimet
Turqia të enjten i shprehu ngushëllimet Egjiptit pas një zjarri tragjik në një autobot karburanti, nga i cili humbën jetën 31 persona dhe u plagosën 21 të tjerë. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Turqisë shprehu pikëllimin e saj të thellë për humbjen e jetëve në incidentin që ndodhi të mërkurën në provincën Giza të Egjiptit. "Urojmë që Allahu t’i mëshirojë ata që humbën jetën në këtë aksident, u shprehim ngushëllimet tona familjeve të tyre dhe popullit të Egjiptit, si dhe u dëshirojmë të plagosurve shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratën e ministrisë./AA
Burimi:
syri.net