Albulena Haxhiu kujton sakrificën e UÇK-së, kërkon drejtësi për ish-krerët në Hagë

Albulena Haxhiu kujton sakrificën e UÇK-së, kërkon drejtësi për ish-krerët në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e saj në çlirimin e vendit, në prag të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, që shënohet më 27 nëntor. Gjatë një fjalimi në Kuvend, Haxhiu vuri theksin te lidhja mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe trashëgimisë së UÇK-së, duke nderuar dëshmorët dhe kujtuar ngjarjet historike të nëntorit, të cilat shënuan një kapitull të rëndësishëm të rezistencës shqiptare kundër forcave serbe. Një pjesë të fjalës së saj, kryeparlamentarja ia kushtoi edhe ish-drejtuesve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Haxhiu e cilësoi mbajtjen e tyre në paraburgim si të padrejtë dhe kërkoi që drejtësia të vihet në vend, ndërsa ata të kthehen sa...