PS e përjashtoi nga grupi, Kuvendi e ul Elisa Spiropalin në fund të sallës

PS e përjashtoi nga grupi, Kuvendi e ul Elisa Spiropalin në fund të sallës

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropalit i është ndryshuar edhe vendi në sallën e Kuvendit. Deputetja është zhvendosur në rreshtin e fundit, në krahun ku ulen deputetët e opozitës, ndërsa pranë saj janë vendosur edhe disa deputetë socialistë. Spiropali ende nuk ka mbërritur në Kuvend, ndërsa ndryshimi i vendit vjen pas vendimit të marrë më 24 nëntor për përjashtimin e saj nga grupi parlamentar i PS-së. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura dhe u bë publik nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ky i fundit deklaroi se përjashtimi ishte kryer në përputhje me rregulloren e brendshme të grupit. Balla tha se dokumentacioni përkatës do t’i përcillej Kuvendit për të formalizuar vendimmarrjen. Ai shprehu gjithashtu keqardhjen...