‘Do të falimentoni mijëra biznese’/ Berisha kundërshton ashpër Paketën Fiskale
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar Paketën Fiskale që pritet të votohet sot në Kuvend, duke akuzuar qeverinë se përmes ndryshimeve të parashikuara godet bizneset, shtresën e mesme dhe të rinjtë. Gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha e cilësoi paketën si një politikë fiskale të pamëshirshme, duke pretenduar se ajo do të çojë drejt falimentimit mijëra biznese, për shkak të përfshirjes së tyre në skemën e TVSH-së. Ai kritikoi gjithashtu ndryshimet që lidhen me profesionet e lira, duke përmendur normën 21 për qind të TVSH-së, si dhe taksimin e automjeteve. Sipas Berishës, qeveria po vendos të njëjtën taksë si për qytetarët që i përdorin makinat, ashtu edhe për ata që nuk i përdorin. Kreu i PD-së akuzoi gjithashtu qeverinë për shkurtimin e...
Burimi:
ntv.al