KOSOVA MBETET PENG I BEOGRADIT, DIALOGU ME REZULTATE QENDRON KUSHT PER NE BE

KOSOVA MBETET PENG I BEOGRADIT, DIALOGU ME REZULTATE QENDRON KUSHT PER NE BE

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën më 25 nëntor në Bruksel, në kuadër të samitit të përbashkët, ku në qendër të diskutimeve ishin procesi i zgjerimit, përshpejtimi i reformave, siguria rajonale dhe integrimi ekonomik i vendeve të rajonit. Në deklaratën përfundimtare prej 20 pikash, udhëheqësit evropianë rikonfirmuan angazhimin e plotë dhe të paekuivok ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë. Zgjerimi është një mundësi reale, e cila duhet shfrytëzuar”, thuhet në deklaratën e Brukselit. BE-ja vlerëson se situata gjithnjë e më e paqëndrueshme gjeopolitike, e karakterizuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe intensifikimi i konkurrencës globale, e bën edhe më të domosdoshëm...