Samiti në Bruksel, Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh!

Samiti në Bruksel, Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Kosovës t’i jepet sa më parë statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë mbërritjes së tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kurti theksoi se Kosova ka pritur prej kohësh për këtë hap dhe se avancimi i saj drejt integrimit evropian bazohet në meritë dhe në progresin e arritur në disa fusha. Deklarata e plotë: “Jam shumë i lumtur që jam në Bruksel. Presim një shkëmbim konstruktiv idesh dhe mendimesh për rrugën përpara. Presim statusin e vendit kandidat për vendin tonë. Është vonuar prej kohësh. Kemi dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE dhe jemi i vetmi vend pa statusin e kandidatit. Nuk po kërkojmë favore, por njohjen e përparimit të Kosovës, të zhvillimit demokratik,...