Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e Policisë së Gjirokastrës, raportimet nga vendngjarja!
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Levan-Tepelenë (25 nëntor), në vendin e quajtur Kashisht. Janë përplasur një furgon tip “Mercedes” dhe një automjet policie. Automjeti i Policisë dyshohet paraprakisht se i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar që të kenë kërkuar transportimin drejt spitalit. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.
Burimi:
javanews.al