Polonia shpall zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit me Ukrainën, thirrje aleatëve të NATO-s për masa të ngjashme!
Polonia ka njoftuar planet për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi brenda territorit të saj përgjatë kufirit me Ukrainën, në përgjigje të ndërhyrjeve të përsëritura ruse në hapësirën ajrore të aleancës. Paralelisht me këtë vendim, Varshava u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të rrisin vigjilencën dhe të adoptojnë masa të ngjashme sigurie në kufijtë e tyre lindorë. Lajmi u konfirmua të mërkurën nga zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk, i cili bëri me dije se kuadri ligjor për këtë kufizim është në fazën përfundimtare të hartimit. “Një urdhëresë tashmë po përgatitet nga qeveria dhe duhet të hyjë në fuqi në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit”, deklaroi Tomczyk para gazetarëve. Sipas tij, zona e propozuar do të shtrihet në një rreze...
Burimi:
javanews.al