“Ballkani Perëndimor është porta e Europës”- Mickoski nga Brukseli: Qytetarët janë të frustruar nga pritja e gjatë për në BE!
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kërkoi një ndryshim të qasjes së Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se vendet e rajonit kanë pritur për një kohë të gjatë përparimin e procesit të integrimit europian. Në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Mickoski tha se diskutimet do të përqendrohen te zgjerimi i unionit dhe buxheti për vendet kandidate. Ai nënvizoi rëndësinë strategjike të rajonit për Europën dhe kërkoi që potenciali i tij të mos nënvlerësohet. “Do të flasim më shumë për zgjerimin dhe buxhetin për vendet kandidate. Presim një ndryshim të qasjes ndaj Ballkanit Perëndimor. Ne jemi porta e Europës. Ju lutem, mos e nënvlerësoni potencialin e Ballkanit Perëndimor, që është porta e Europës. Vendi ynë është në Europë. Qytetarët tanë janë...
Burimi:
javanews.al