Sky ECC dhe EncroChat/ Artan Hoxha: I përdornin edhe zyrtarë të lartë, pajisjet ishin parë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Koha Jonë-Debat” nga Nikoll Lesi, ka bërë deklarata lidhur me përdorimin e aplikacioneve të enkriptuara Sky ECC dhe EncroChat, duke pretenduar se këto mjete komunikimi nuk përdoreshin vetëm nga pjesëtarë të krimit të organizuar, por edhe nga politikanë dhe zyrtarë të lartë shqiptarë. Hoxha deklaroi se ishte ai që kishte bërë denoncimin e parë publik për Sky ECC në gazetën britanike “Daily Express”, në vitin 2020. “Denoncimi i parë publik i Sky-t në kontinent, por edhe në planet, është bërë nga unë. E kam bërë në gazetën ‘Daily Express’, sepse unë e përdorja EncroChat-in në atë kohë”, deklaroi gazetari. Hoxha tregoi se pas publikimit të shkrimit, kompania Sky ECC kishte kërcënuar gazetën britanike me...
Burimi:
kohajone.com