Samiti në Bruksel, Rama: BE duhet të ketë guximin, të sjellë të gjitha vendet kandidate në tryezë

Samiti në Bruksel, Rama: BE duhet të ketë guximin, të sjellë të gjitha vendet kandidate në tryezë

Kryeministri Edi Rama, në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, i bëri thirrje Bashkimit Europian të ndërmarrë një hap të guximshëm drejt integrimit të mëtejshëm të vendeve kandidate, pa cenuar procesin e anëtarësimit të bazuar në meritë. Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi rëndësinë e këtij samiti, duke e cilësuar atë si një mundësi për dialog konstruktiv, shkëmbim pikëpamjesh dhe diskutim mbi të ardhmen europiane të rajonit. “Sigurisht, ky samit vjetor është ngjarja kryesore e vitit për të gjitha vendet kandidate. Ka rëndësinë e vet edhe për vendet anëtare. Është një moment për një bisedë të hapur dhe shumë konstruktive, për të shkëmbyer përshtypjet e vitit dhe idetë për të ardhmen”, u shpreh Rama. Kryeministri theksoi se Bashkimi Europian duhet të tregojë më shumë guxim...