Shoqata e transportit publik pezullon qarkullimin e urbaneve në të gjitha qytetet
Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë bërë me dije se ditën e nesërme transporti publik në të gjitha qytetet e vendit do të filloj në orën 08:00 dhe jo në orën 05:30 siç funksion gjithmonë. Njoftimi është bërë nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, në prag të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku nesër (26 nëntor) është parashikuar votimi i Paketës Fiskale dhe Projektbuxhetit të Shtetit për vitin 2027. Përmes një deklarate, shoqatat theksojnë se qëllimi i tyre është të shmangin shtrenjtimin e biletave dhe transferimin e barrës shtesë fiskale te përdoruesit e transportit publik. Deklarata e plotë Në prag të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, më 26 nëntor 2026, ku është parashikuar votimi i...
Burimi:
kohajone.com