Rrezik për përmbytje në disa qarqe, IGJEUM paralajmëron reshje intensive të enjten

Rrezik për përmbytje në disa qarqe, IGJEUM paralajmëron reshje intensive të enjten

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) ka paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike gjatë ditës së nesërme, të enjten, më 26 nëntor, me reshje intensive në disa qarqe të vendit. Sipas parashikimit, situata mund të krijojë probleme me përmbytjet, vërshimet e shpejta të përrenjve dhe lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitjet e dherave. Shqetësimi më i madh lidhet me qarkun e Shkodrës, ku priten reshjet më intensive. Ndërkohë, në Kukës, Dibër dhe Lezhë parashikohen reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. Reshje me intensitet të lartë priten gjithashtu në qarqet Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër. Për shkak të sasisë së reshjeve dhe intensitetit të tyre, në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër ekziston rreziku i vërshimeve të shpejta të lumenjve të vegjël malorë. Në këto zona nuk...