Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë
Kushtet e pafavorshme atmosferike pritet të përfshijnë Gjirin e Vlorës dhe zonat përreth gjatë datave 25 dhe 26 nëntor. Për shkak të erës së fortë dhe dallgëzimit në det, autoritetet kanë vendosur të ndalojnë lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit që operojnë në det të hapur. Duke nisur nga ora 15:00 e kësaj të mërkure, era do të fryjë nga drejtimi jug-juglindje me forcë 6-7 ballë dhe shpejtësi 15-20 m/s. Lartësia e dallgëve parashikohet të arrijë nga 1.5 deri në 2.5 metra. Ndalimi i pajisjes me leje nisjeje do të jetë në fuqi deri në orën 20:00 të datës 26 nëntor për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të dalin jashtë Gjirit të Vlorës. Autoritetet u kanë kërkuar...
Burimi:
javanews.al