Mish nga Brazili, bllokimet në doganë, Shqipëria me çmim më të lartë në rajon

Mish nga Brazili, bllokimet në doganë, Shqipëria me çmim më të lartë në rajon

Mishi i pacertifikuar nuk duhet të kalojë portin apo doganën hyrëse në Shqipëri. Ekspertët kërkojnë përgatitje profesionale për punonjësit e AKU për leximin e dokumentacioneve. Ndërkohë mishi në Shqipëri nuk duhet të pësojë rritje të çmimit pasi tregjet e furnizimit nuk janë kushtëzuar asnjëherë. 27 ton mish derri nga Brazili që përfunduan në Fier, duhet të ishin ndalur në Portin e Durrësit. Granit Sokolaj thotë për A2 CNN se ngarkesa të tilla, me dokumentacion jo të rregullt kalojnë pa probleme përpara përfaqësuesve të AKU, herë si pasojë e neglizhencës e herë si pasojë e mungesës së dijes së nevojshme. Eksperti Ilir Pilku thotë se Shqipëria nuk duhet të varet për mish nga Brazili, pasi në Europë dhe SHBA ka tregje më të sigurta. Bolivia, Europa,...