Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

Më shumë se 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike, janë planifikuar të kryhen gjatë misionit Shenzhou-24, njoftoi të martën Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA). Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i CMSA, Zhang Jingbo, bëri të ditur se objektivat kryesore të misionit përfshijnë ndërrimin e ekuipazhit me astronautët e misionit Shenzhou-23 në orbitë, sigurimin e funksionimit të përditshëm të stacionit hapësinor, zhvillimin e kërkimeve shkencore dhe aplikimeve hapësinore, si dhe kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes, aktiviteteve arsimore dhe testeve të pajisjeve shkencore. Eksperimentet dhe testet do të përfshijnë shkencat e jetës në hapësirë, shkencën e materialeve, fizikën e lëngjeve dhe proceset e djegies në kushtet e mikrogravitetit, fizikën themelore, mjekësinë hapësinore dhe teknologjitë e reja hapësinore. I pyetur për rëndësinë e...