Votimi i Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik
Teksa vetëm 2 ditë na ndajnë nga miratimi nen për nen i Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027 në Parlament, 30 shoqata dhe sindikata kanë paraqitur kërkesat e tyre në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Financave dhe Kuvendit dhe për dijeni BE. Oganizatat kërkojnë që paga minimale të mbetet e patatueshme dhe barra fiskale të lehtësohet për punonjësit me të ardhura të ulëta. Në argumentimin e tyre ato ngrenë një paradoks në skemën aktuale të tatimit mbi pagat. Sipas përllogaritjeve në letër një punonjës me pagë bruto 50 mijë lekë merr 44 mijë e 400 lekë në dorë. Por me një rritje page prej vetëm 1 mijë lekësh, në 51 mijë lekë bruto, paga neto zbret në 43 mijë e 208 lekë. Më...
Burimi:
kohajone.com