Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Një grup vizitorësh nga Vojvodina hynë në varrezat katolike të Rrmajit dhe zhvilluan një ceremoni për 156 ushtarë serbë, duke i cilësuar si viktima të “Golgotës Shqiptare”. Kleri katolik thotë se nuk kishte dijeni për vizitën dhe ngre pikëpyetje nëse ushtarët janë varrosur ndonjëherë aty. Kjo ngjarje skandaloze nuk mund të kalojë në heshtje. Kush i lejoi të hynin? Kush e organizoi pelegrinazhin? A u njoftuan autoritetet e Shkodrës dhe institucionet qendrore? Nëse kleri nuk ishte informuar, kush e hapi portën e këtij vendi të shenjtë dhe të kujtesës katolike? Heshtja e institucioneve vetëm sa shton pikëpyetjet. Askush nuk mund t’ua mohojë serbëve të drejtën të përkujtojnë të vdekurit e tyre. Por kjo e drejtë nuk justifikon hyrjen pa transparencë në një varrezë katolike, ngritjen...
Burimi:
kohajone.com