VIDEO – “Dua të luaj”, shumë shpejt qytetit të Shkodrës i shtohet një park publik prej 1.8 hektarësh
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, inspektoi nga afër punimet për projektin “Dua të Luaj”, që do t’i shtojë qytetit një park publik prej 1,8 hektarësh, kushtuar fëmijëve dhe të rinjve. Punimet po vijojnë në hapësirën e liruar, ku projekti parashikon krijimin e ambienteve për lojë, argëtim dhe aktivitete në natyrë.Me përfundimin e punimeve, Shkodra do të ketë një pol të ri zhvillimi, me një park ku fëmijët mund të luajnë dhe të rinjtë e familjet mund të takohen e të kalojnë kohën e lirë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com