SPAK jep pretencën, ish- deputeti i PD- së duhet të dënohet me 1.5 vite burg, i konvertohen në 3 vite sherbim prove

SPAK jep pretencën, ish- deputeti i PD- së duhet të dënohet me 1.5 vite burg, i konvertohen në 3 vite sherbim prove

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i akuzuar për fshehje pasurie. Në pretencën e saj, prokuroria kërkoi që dënimi të konvertohet në 3 vite shërbim prove.Në seancën gjyqësore, prokurorja Manjola Kajana kërkoi që Dogjani të shpallet fajtor për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.Seanca e radhës është caktuar më 9 dhjetor, kur pritet të paraqiten konkluzionet e mbrojtjes. Më pas, gjyqtari Bib Ndreca pritet të shpallë vendimin.Çështja lidhet me blerjen e një apartamenti në vitin 2006, me...