Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj? Përgjigjet e Harvardit
Humbja e peshës lidhet drejtpërdrejt me sasinë e kalorive që marrim përmes ushqimit dhe energjisë që trupi ynë shpenzon gjatë ditës. Për të rënë nga pesha, duhet të konsumojmë më pak kalori sesa djeg organizmi. Ky proces njihet si deficit kalorik dhe përbën parimin bazë të dobësimit. Megjithatë, sfida kryesore është të gjendet ekuilibri i duhur, në mënyrë që të humbasim yndyrën e tepërt pa dëmtuar masën muskulore dhe pa e privuar organizmin nga lëndët ushqyese që i nevojiten. Sipas Harvard Health Publishing, një pikënisje e përshtatshme mund të jetë krijimi i një deficiti prej rreth 500 kalorish në ditë. Megjithatë, kjo sasi nuk është e njëjtë për të gjithë, pasi nevojat ndryshojnë në varësi të karakteristikave dhe stilit të jetesës së secilit individ. Deficiti...
Burimi:
javanews.al