Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar sërish me një letër GJKKO-së, duke njoftuar se nuk mund të marrë pjesë në seancën gjyqësore për shkak të përkeqësimit të gjendjes së këmbës. Përmes letrës, ai i kërkon gjykatës të marrë një vendim lidhur me kryerjen e operacionit. Në seancën e sotme, avokati i tij, Plarent Ndreca, kërkoi që gjykimi të mos vijojë, duke argumentuar se mbrojtja nuk mund të ushtrojë detyrën pa u konsultuar më parë me klientin. Ndreca deklaroi se kishte tentuar ta takonte Veliajn një ditë më parë, por nuk ishte lejuar nga IEVP Fier. Sipas tij, kërkesat për shpjegime lidhur me këtë pengesë nuk kishin marrë përgjigje. “Ne nuk jemi në kushtet për të vijuar seancën, pasi Veliaj ka shprehur vullnetin për...