UEFA EURO U-21 2027/ Të enjten hidhet shorti i fazës finale, si do të përcaktohen grupet e turneut
Shorti i fazës finale të Kampionatit Europian U-21 2027 do të hidhet të enjten, më 26 nëntor, në orën 18:30, në Beograd. Shorti do të përcaktojë ndarjen e katër grupeve të turneut, që do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 16 skuadra, përfshirë edhe Shqipërinë, e cila si një nga vendet organizatore e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën finale. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi janë vendosur në Vazon 4 dhe do ta nisin aventurën europiane nga Grupi B, në pozicionin B1. Ndarja në vazo 16 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në katër vazo me nga katër ekipe, bazuar në renditjen e koeficientëve të UEFA-s për kombëtaret U-21. Çdo grup do të përbëhet...
Burimi:
sportekspres.com