De Bruyne: Arritjet e mia te Manchester City nuk do të njollosen nëse klubi dënohet

De Bruyne: Arritjet e mia te Manchester City nuk do të njollosen nëse klubi dënohet

Kevin De Bruyne këmbëngul se arritjet e tij nuk do të njollosen nëse Manchester City i hiqen titujt e fituar. Klubi anglez u shpall fajtor për shkelje të rënda të rregulloreve financiare të Premier League. Belgu fitoi një sërë trofesh, përfshirë gjashtë tituj të Premier League dhe një Champions League, gjatë një periudhe të lavdishme 10-vjeçare te City, e cila përfundoi kur ai u transferua te Napoli në vitin 2025. Ndër ndëshkimet me të cilat mund të përballet City është heqja e disa prej trofeve të fituara. De Bruyne, 35 vjeç, mbetet krenar për kontributin e tij në ato triumfe dhe ruan një dashuri të madhe për pronarët e klubit. Belgu kthehet sot në stadiumin “Etihad” për ndeshjen mes Napoli dhe City në Champions League....